Rama në Bruksel, Presidentja e KE-së mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor

07:19 | 19 Shtator 2024
E.G

Këtë të enjte (19 shtator), Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen (Von der Leyen), do të mbledhë në Bruksel liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në takim Fon Der Lajen pritet që t`ju paraqesë liderëve të Ballkanit Perëndimor një udhërrëfyes konkret për pesë vitet e ardhshme me afate kohore, në kushtet kur do të nisë nga puna Komisioni i ri Evropian.

Kryeministri Rama pritet që të shtrojë çështjen e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së duke kërkuar që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare në tetor.

/RTSH/

Të ngjashme