Sot, nënsekretari për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin strategjik SHBA-Serbi në fushën e energjisë në Serbi.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit.
Siç thuhet në këtë njoftim, kjo marrëveshje do të zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbisë, duke përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do të forcojnë partneritetin strategjik SHBA-Serbi.
“Kjo marrëveshje përfaqëson një përpjekje shumëvjeçare, që përfshin vëmendjen e ngushtë të specialistëve nga pesë agjenci amerikane. Ky angazhim i burimeve pasqyron mbështetjen e fortë të qeverisë së SHBA për investitorët amerikanë dhe projektet e energjisë së pastër, si një mjet për të nxitur një tranzicion të gjelbër dhe një zhvillim të qëndrueshëm”, thuhet mes tjerash në komunikatë./rtk
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...