Google ADS

Hapet konkursi i ri për 25 diplomatë të rinj

21:35 | 18 Shtator 2024
K.B

Është hapur konkursi për 25 diplomatë të rinj.

Aplikimi për këtë konkurs është i mundshëm deri më: 3 tetor 2024, ora 23:59.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka inkurajuar që të aplikojnë duke siguruar që se procesi i përzgjedhjes së diplomatëve të rinj do të jetë i ndershëm, kërkues dhe sfidues, dhe i bazuar vetëm në parimin e meritokracisë, shkruan Arbresh.info

Sipas saj, Kosova ka nevojë për përfaqësuesit më të përgatitur dhe të përkushtuar për të prezantuar vlerat e saj në botë.

Njoftimi i plotë:

Konkurs i ri për 25 diplomatë të rinj

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e diplomacisë së Republikës së Kosovës dhe nëse keni përfunduar studimet universitare në shkenca politike, juridike, marrëdhënie ndërkombëtare, politika të sigurisë, studime evropiane, ekonomi, diplomaci (ekonomike, publike dhe kulturore), administratë publike, si dhe në degët e Fakultetit të Filologjisë dhe të Fakultetit të Filozofisë, Aplikoni sa më parë në konkursin më të ri të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Aplikimi mund të bëhet deri më 3 tetor 2024.

Përfaqësimi i denjë i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ofrimi i shërbimeve cilësore konsullore për qytetarët tanë jashtë vendit arrihet vetëm përmes rritjes së theksuar të cilësisë dhe profesionalizmit të diplomatëve që shërbejnë në MPJD dhe në misionet diplomatike të Kosovës. Përmbyllja e reformave të thella në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka krijuar tashmë mundësi të reja për angazhimin e një brezi të ri diplomatësh, të kualifikuar dhe profesional.

Ju inkurajoj të aplikoni, duke ju siguruar se procesi i përzgjedhjes së diplomatëve të rinj do të jetë i ndershëm, kërkues dhe sfidues, dhe i bazuar vetëm në parimin e meritokracisë. Kosova ka nevojë për përfaqësuesit më të përgatitur dhe të përkushtuar për të prezantuar vlerat e saj në botë.

Të gjithë kandidatët që e kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes do t’i nënshtrohen një trajnimi të mirëfilltë, jo vetëm në fushën e diplomacisë tradicionale, por edhe në qasjet bashkëkohore të saj.

Aplikimi për këtë konkurs është i mundshëm deri më: 3 tetor 2024, ora 23:59.

Konkursi është i ndarë sipas gjuhëve të huaja. Kështu synojmë të plotësojmë disa prej nevojave të menjëhershme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme