Filmi shqiptar “Pikë Uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar, në garën për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar në edicionin e 97-të të Academy Awards, njofton Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Ky film, me regjisor Robert Budina dhe me skenar Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja është një triller emocionues që eksploron botën psikologjike të një nëne të fuqishme, e cila gjendet e detyruar të përballet me një sistem të pamëshirshëm manipulimi për të mbrojtur të birin.
Filmi ngre pyetjen thelbësore: deri ku mund të shkojë një nënë për të mbrojtur fëmijën e saj?
I prodhuar në vitin 2024 nga EraFilm, “Pikë Uji” mban mbërthyer për 91 minuta publikun, të cilët në Shqipëri pati një pritje të jashtëzakonshme.
Kasti kryesor përbëhet nga Gresa Pallaska (Aida); Arben Bajraktaraj (Iliri); Gerhard Koloneci (Beni); Adem Karaga (Elvis); Paolo Iancu (Mark); Henri Topi (Denis)
Filmi pritet të ketë premierën ndërkombëtare në festival të kategorisë A e më pas do shfaqet në kinematë e vendeve të Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë, duke zgjeruar audiencën e tij përtej kufijve shqiptarë./euronews
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...