Google ADS

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, të enjten ditë zie për PD-në

16:40 | 18 Shtator 2024
K.B

Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024.

Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.

Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme