Tito Jackson, një anëtar origjinal i The Jackson 5 dhe vëllai i Michael Jackson, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.
Ai performoi me vëllezërit e motrat Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael, i cili u bë një superstar i popit dhe vdiq në 2009.
Grupi pati hite në vitet 1970 duke përfshirë ABC, I Want You Back, Blame It On The Boogie dhe I’ll Be There. Tito, i treti nga nëntë fëmijët e Jackson, luante kitarë në grup dhe jepte vokale mbështetëse.
Vdekja e tij u njoftua “me zemra të Pikëlluara” nga djemtë Taj, Taryll dhe TJ Jackson, të cilët u bënë të famshëm në vitet 1990 si treshja R’n’B/pop 3T.
Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të thyer në zemër”, kanë shkruar ata në Instagram. “Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për të gjithë dhe mirëqenien e tyre.
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...