Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD-së, Tavo ngushëllon familjen Bogdani

15:06 | 18 Shtator 2024
R J

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka shprehur ngushëllime familjes Bogdani për ndarjen nga jeta të ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Ai u shpreh i tronditur për ndarjen nga jeta të mikut të tij , shkruan Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Lajm tronditës e i pabesueshëm ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, mikut tim, një njeri me integritet të lartë njerëzor e qytetar, dhe një figurë shembullore dhe i respektuar gjerësisht në politikë dhe jetën publike.

I shpreh ngushëllimet e mia më të thella bashkëshortes, familjes, të gjithë miqve e të afërmve.

U prehsh në paqe miku im!

Vangjel Tavo

Të ngjashme