Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shprehur ngushëllime familjes Bogdani për ndarjen nga jeta të ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Ai shprehu keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish deputetit , shkruan Arbresh.info.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Bogdani është gjetur pa shenja jete në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” ku është konstatuar vdekja e tij.
“Rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), ka kontribuuar në Partinë Demokratike për 8 vite, ku ka mbajtur karrigen e deputetit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...