Google ADS

Gjobë ndaj 73 vjeçarit për tejkalim të kolonës së automjeteve në Ferizaj

13:02 | 18 Shtator 2024
E.G

Policia e stacionit në Ferizaj sot ka pranuar një informatë ( me foto) nga qytetarët, se në rrugën ’’Reçaku’’ në Ferizaj një shofer i veturës merecedes ka bërë tejkalimin e kolonës së aumjeteve, duke i rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor.

Sipas njoftimit, policia e ka identifikuar shoferin H.G (M/K) i moshës vjeçar 73 vjeçar, të cilit i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit 3 muaj

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme