Largimi nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit të Muhamet Rrumbullaku hapi edhe garën se kush do të jetë pasuesi i tij.
Pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri të ditur se zgjedhja e kreut të ri të Policisë së Shtetit do të zgjidhet përmes garës, kanë hedhur kandidaturat e tyre një sërë figurash që kanë shërbyer dhe shërbejnë në radhët e Policisë së Shtetit.
Kandidatët të cilët kërkojnë të drejtojnë Policinë e Shtetit deri tani janë; Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Adriatik Tafçiu, Ilir Proda, Altin Mena, Ardian Çipa, Idajet Faskaj dhe Shemsi Prençi.
Gjithashtu, kandidatët që konkurrojnë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit duhet të plotësojnë edhe disa kritere, si: Grada e rolit të mesëm drejtues, të ketë shtetësi shqiptare; të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë; të mos ketë marrë masë disiplinore brenda 5 vjetëve të fundit, të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse, si dhe të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
Sot është dita e fundit për dorëzimin e kandidaturave për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe kjo është hera e parë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zgjidhet përmes konkurrimit, nisur edhe nga ndryshimet që u realizuan në ligjin për policinë e Shtetit para 2 muajsh.
Ndërkaq, dosjet e kandidatëve do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm. Që pas largimit të Rrumbullakut e deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, Policia e Shtetit po drejtohet nga drejtori i komanduar Sokol Bizhga./rtsh.al/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?