U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në takim pune Drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit, Faton Alija, së bashku me komandantët e stacioneve policore për rajonin e Prizrenit, si dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me ngritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë, për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, shkruan Arbresh.info.
“U.D. Kryeprokurori Kryeziu, kërkoi koordinim dhe ndërmarrje të veprimeve të përbashkëta sa i përket luftimit të kriminalitetit në përgjithësi, dhe në fokus të veçantë të jetë trajtimi i rasteve të dhunës në familje, korrupsionit, krimet kundër ambientit, fajdeja etj., me qëllim të parandalimit dhe ofrimit të sigurisë për qytetarët e vendit.”, thuhet në njoftim.
Alija, gjatë këtij takimi njoftoi U.D. Kryeprokurorin Kryeziu, për situatën e sigurisë në rajonin e Prizrenit, dhe veprimet policore që po ndërmerren në vazhdimësi për të ofruar rend dhe siguri në këtë rajon.
Në fund të takimit, palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm./Arbresh.info/
Bejta sjell këngën e re “Alo”
Veçoritë e para të Apple Intelligence pritet të mbërrijnë më...
Kosova mikpritëse, KFOR marshoi me mbi 800 ushtarë për ”DANC...
Refuzojnë të ndryshojnë, këto janë shenjat më kokëforta të z...
Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve
U godit me një shishe qelqi në oborrin e tij, humb jetën 65-...