Përdoruesit e modalitetit të fshehtë (Incognito) në shfletuesin Google Chrome, kanë vënë re një problem të pazakontë.
Nëse kohët e fundit keni provuar të hapni një ueb-faqe ndërsa jeni në modalitetin “të fshehtë” dhe shihni versionin e vjetër (duke përfshirë postimet dhe përmbajtjet e tjera), nuk jeni i vetmi.
Ky fenomen ka ngatërruar shumë përdorues dhe ka të bëjë me mënyrën se si funksionon modaliteti “Incognito”, pra “cookie” dhe shërbime të tjera që janë të lidhura me serverët, transmeton Telegrafi.
Kur një ueb-faqe vizitohet në modalitetin e rregullt, shfletuesi ruan elementë të caktuar për të bërë që faqja të ngarkohet më shpejt.
Megjithatë, këto versione të ruajtura ndonjëherë janë “mbi” përditësimet më të fundit, kështu që shfaqet përmbajtja e vjetër.
Duke marrë parasysh që “Incognito” nuk nënkupton përdorimin e memories cache, është e mundur që të shfaqen versionet më të fundit të disa faqeve.
Ndonjëherë ndodh anasjelltas – kjo ndodh sepse në shfletimin e rregullt të internetit faqet e vjetra mbeten gabimisht të ruajtura në memorie, ndërsa “Incognito” nuk e ka këtë memorie të fshehtë, kështu që faqet shfaqen siç duhet. /Telegrafi/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës