Tentoi t’u jap ryshfet policëve, arrestohet një person në Lipjan

08:41 | 18 Shtator 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, i njëjti me qëllim të mos i shqiptohet një tiketë e trafikut për një kundërvajtje të kryer në trafik gjatë ngasjes së veturës së tij, ka tentuar t’u jep ryshfet në vlerë prej 20€ zyrtarëve policorë.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Lipjan,17.09.2024.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me qëllim që të mos i shqiptohet një tiketë e trafikut për një kundërvajtje të kryer në trafik gjatë ngasjes së veturës së tij ka tentuar t’u jep ryshfet në vlerë prej 20€ zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme