Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti dyshohet se e kishte goditur me thikë një burrë në oborrin e Emergjencës së qytetit.
Sipas njoftimit, si pasojë e lëndimit të rëndë i njëjti është transportuar në QKUK për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“VRASJE NË TENTATIVË Rr. “7 Shatori”-Gjilan,17.09.2024-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e Emergjencës në Gjilan. Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...