Siguria kibernetike në Shqipëri ka avancuar gjatë vitit 2024. Kjo vlerësohet nga Indeksi Global i Sigurisë Kibernetike ku rezulton se vendi ynë është ngjitur me 23 pozicione në renditjen botërore.
Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve aktualisht, në nivel evropian, Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj nga vendi i 40-të në vendin e 30-të dhe pozicionohet në vend të 57 në botë.
Performanca e Shqipërisë është përmirësuar duke u vlerësuar me 86.51 pikë, bazuar në 5 indikacione kryesore ku është bazuar ky raport: masat ligjore, masat teknike, masat organizative, zhvillimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Ky përparim e ka pozicionuar Shqipërinë në grupin “Tier 2”, ku përfshihen shtetet që po avancojnë me shpejtësi në fushën e sigurisë digjitale. Avancimi përfaqëson vendet që kanë marrë një rezultat të përgjithshëm prej të paktën 85 nga 100 pikë duke demonstruar një angazhim të fortë kundrejt sigurisë kibernetike .
Rol në këtë përmirësim ka luajtur Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike I cili ka koordinuar zbatimin e politikave dhe masave të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike./abcnews.al
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...