Google ADS

Pse Stutgarti luajti në stadiumin “Santiago Bernabeu” pa sponsorin kryesor në fanella

07:23 | 18 Shtator 2024
E.G

Nënkampioni gjerman Stuttgart luajti sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit ku pësoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve pas më shumë se 14 viteve.

Në këtë takim, klubi i njohur gjerman doli pa sponsorin kryesor në fanellat e tyre të kuqe, për shkak se ligjet në Spanjë janë të rrepta.

Konkretisht, sponsor i Stutgartit është kompania e basteve Winamax, dhe ligji në Spanjë e ndalon reklamimin e basteve në ngjarje sportive, kështu që klubi gjerman ishte pa sponsorin kryesor në këtë takim.

Edhe pse UEFA nuk ka asgjë kundër reklamimit të shërbimeve të basteve, Spanja dhe Italia kanë ligjet e tyre të qarta, ndaj Stutgarti do të duhet të luajë me të njëjtat fanella kundër Juventusit nga Torino më 22 tetor në orën 21:00.

Nuk dihet ende nëse sponsori i lartpërmendur do të zëvendësohet nga një tjetër apo do të luajë thjesht pa sponsor në këto vende ku reklamimi i basteve është i ndaluar. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme