Moti sot i vranët dhe me shi

06:58 | 18 Shtator 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas njoftimit, vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu, shkruan Arbresh.info.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6/m/s./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme