Google ADS

Intervistohet një dëshmitar për zjarrvënien në shtëpinë e ndërtuar nga Qeveria në veri

23:03 | 17 Shtator 2024
K.B

Është intervistuar një dëshmitar zjarrvënie në njërën nga shtëpitë e ndërtuara në veri, konkretisht në lagjen “Kroi Vitakut” në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, i cili tha se pas intervistimit, dëshmitari është liruar.

“Është intervistuar si dëshmitar dhe pas intervistimit është liruar”, është shprehur tutje Elshani.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se i është vënë zjarri një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri.

“Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve. Zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dameve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:

I vihet zjarri një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se është angazhuar në hetimin e rastit në veri, ku u raportua përdorimi i një koktej molotovi ndaj një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

I vihet zjarri një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri

Të ngjashme