Haxhiu: Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e Vuçiqit

22:55 | 17 Shtator 2024
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e Vuçiqit.

E pyetur se çfarë mendon për kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për kthimin e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës, Haxhiu tha se Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e presidenttit serb.

E rëndësishme sipas saj është që të respektohet Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi. Haxhiu potencoi se e rëndësishme gjithashtu është që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial të deklarohen se pse nuk kanë vepruar në raport me dorëheqjet.

“Nuk ka asnjë rast kur një gjyqtar ka thënë dorëheqje dhe nuk i është pranuar dorëheqja. Por kjo ka ndodh me gjyqatarët dhe prokurorët serbë. Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet qartë se përse Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial nuk e kanë adresuar këtë”, shprehet ministrja.

Gjatë një interviste në Rtk, Haxhiu tha se nëse do të pranohej rikthimi i këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të dorëhequr serbë në institucionet e Kosovës, përveç se do të ishte në shpërputhje me legjislacionin, dyshuese është nëse qytetarët mund të besojnë më tek sistemi i drejtësisë./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Haxhiu: Duhet të krijohet një standard, pozita zyrtare nuk të bën milioner

Të ngjashme