Google ADS

Haxhiu: Hapja e Urës së Ibrit nuk ka alternativë

22:15 | 17 Shtator 2024
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se çështja e Urës së Ibrit ka qenë temë e diskutimeve me partnerët.

Haxhiu tha se hapja e urës nuk ka alternativë.

E ftuar në një emision në Rtk, ministrja ka theksuar se Ura do të hapet, dhe se për këtë janë në diskutime e sipër me të gjithë partnerët ndërkombëtar.

Sipas saj kjo është një e drejtë kushtetueses që askush nuk mundet ta cenojë.

Gjatë intervistës, Haxhiu ka thënë se nuk e kupton presionin që në vazhdimësi i është bërë Kosovës.

“Nuk e kam kuptuar asnjëherë presionin që në vazhdimësi është vendosur ndaj Kosovës dhe jo ndaj Serbisë, e cila para një viti ka kryer sulm terrorist në territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme