Sveçla merr pjesë në një takim në kuadër të Procesit të Berlinit në Gjermani

12:58 | 17 Shtator 2024
R J

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se pas pak fillon me takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Pas pak, fillojmë me takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ministri mbi foton ku shihet i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, pa dhënë më shumë detaje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme