Asgjësohen 1388 bimë narkotike kanabis në Shkodër

11:41 | 17 Shtator 2024
R J

Janë asgjësuar ditën e sotme 1388 bimë narkotike kanabisi në Shkodër.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se kanabisi është gjetur në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 1388 bimë cannabisi.

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak, dhe asgjësuan 1388 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme