Zjarri në njërën nga shtëpitë e ndërtuara nga qeveria në veri, deklarohet policia

11:12 | 17 Shtator 2024
R J

Policia është deklaruar lidhur me zjarrin e vënë në njërën nga shtëpitë e ndërtuara nga qeveria në Mitrovicë të veriut.

I vihet zjarri një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri

Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani tha për Arbresh.info se ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar.

Ai potencoi se zjarri është shkaktuar nga koktej i molotovit.

”Rreth orës 00:30 Patrolla Policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejtur tym tek një shtepi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër Policia ka vërejt derën e hyrje e cila ishte duke u djegur. Zjarri është fikur nga patrolla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshimtë apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimir të rastit”, tha Elshani./Arbresh.info

Të ngjashme