Google ADS

“Ai nuk e bën diferencën”, Aguero me deklaratë befasuese për Mbappen

09:07 | 17 Shtator 2024
E.G

Nënshkrimi me Kylian Mbappen nuk garanton se Real Madridi do ta fitojë Ligën e Kampionëve, sipas ish-sulmuesit të Barcelonës, Sergio Aguero.

Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të 15-të sezonin e kaluar dhe më pas transferuan francezin, dy vite pasi ai kishte ‘injoruar’ kalimin në Spanjë për të qëndruar tek PSG-ja.

Mbappe ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e para për Madridin, ndërsa debutoi me gol në finale të Superkupës së Evropës ndaj Atalantës.

Sidoqoftë, argjentinasi beson se triumfi në Ligën e Kampionëve nuk është diçka kaq e thjeshtë, ani pse tani kanë një sulmues të nivelit botëror në radhët e tyre.

“Askush nuk ka qenë në gjendje ndonjëherë mos llogarisë tek Real Madridi. Nuk ka nevojë për ta thënë këtë. Transferimi i Mbappes atje shërben vetëm për t’i bërë ata një rrezik më serioz”.

“Unë mendoj se ai është shumë i ri për të qenë Pichichi (golashënuesi më i mirë) i ardhshëm i La Ligas. Megjithatë, asnjë lojtar i vetëm nuk e bën diferencën, atë e bën ekipi”.

“Ata që tentojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve, duhet të luftojnë dhëmbë e thonj për të”, ka thënë Aguero.

Në fund ai dha një koment edhe për formatin e ri të Ligës së Kampionëve i cili do të startojë që nga sot (e martë).

“Do ta shohim se si do të funksionojë. Ndryshimet janë të mëdha dhe do të jetë e vështirë të mësohemi me to. Jam i sigurt se do të kemi një gjykim më të mirë pas ca kohësh”, përfundoi ai./Telegrafi/

Të ngjashme