Google ADS

Hyseni priti ambasadoren e Kroacisë, diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit

18:41 | 16 Shtator 2024
E.G

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zv. ambasadorin Nedjelko Shpilek.

Sipas njoftimit, i pari i Gjilanit i informoi mysafirët për punët dhe prioritetet e kësaj komune.

“Sot pritëm në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barishiq. E njoftova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimt ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë”, tha Hyseni, njofton Komuna.

Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë si dhe për miqësinë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e studentëve.

Gjatë takimit është diskutuar edhe rreth mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjërin prej qyteteve të Kroacisë./Arbresh.info/

Të ngjashme