Një këmbësor është lënduar pasi që i njëjti është goditur nga vetura sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (këmbësori).Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.”, ka konfirmuar ajo.
Ndërkaq tha se me rastin po merret njësiti i trafikut./Arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...