Tregut të punës i duhen njerëz profesionistë dhe për këtë do të rrisim edhe më shumë numrin e shkollave profesionale në të gjithë vendin. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë inspektimit në shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës, ku këtë vit ka shënuar 400 regjistrime të reja.
Rama bëri të ditur se do të ketë dualizim të shkollave, ku ato të përgjithshme mund të kenë një pjesë edhe të dedikuar për arsimin profesional, pikërisht për ata persona që duan një profesion dhe të trajnohen në atë drejtim.
Gjatë takimit me profesorët dhe nxënësit, Rama tha se zhvillimi ekonomik tregoi se vendi ka nevojë për punonjës të kualifikuar dhe se kjo mangësi duket mjaft e theksuar te turizmi.
“Keni bërë shumë mirë qe keni ardhur këtu, mësoni sa më mirë se do gjeni punë dhe të paguar mirë sapo të dilni nga kjo shkollë. Këtu nuk është çështje vizionarësh, por domosdoshmëri të jashtëzakonshme që ne kemi kuptuar se kemi parë se si ecin të tjerët dhe se si zgjerimi hap pas hapi i ekonomisë dhe rritja ekonomike dhe investimeve private do të çonin në situatën për të kërkuar cilësi për shumë vende pune. Shembulli më dramatik sot është turizmit, ku kemi një kërkesë të lartë dhe kemi një sipërmarrje në turizëm që duhet me patjetër jo vetëm të ketë punonjës pot ti ketë të kualifikuar pasi nuk ecet do me ndryshe. O duhet të mësojë si të shërbejmë ndaj turistëve, ose ato nuk do të kthehen më. Presioni i tregut na bënë që sipërmarrësit e kanë më të lehtë të komunikojnë me shkollat profesionale. Duhet të zgjerojmë më shumë numrin e shkollave profesionale dhe duhet që dhe shkollat e përgjithshme mund të dualizohen ku ka një pjesë për të përgjithshme dhe një pjesë për profesionale”, u shpreh Rama.
Kryeministri u bëri thirrje nxënësve dhe prindërve që të mos e shohin arsimin profesional si të kategorisë së dytë, por si një mundësi punësimi të mirëpaguar dhe krijimin e një sipërmarrje në të ardhmen
“Duhet të përsëritet që të shkosh në arsimin profesional nuk është të shkosh në kategorinë e dytë, pasi pas saj mund të shkosh në universitete për çdo degë që ti do. Ai i arsimit të përgjithshme i ngelet diploma në dorë se pretendon një gjë të madhe, ndërsa ai nga shkolla profesionale ka një zanat dhe fiton të gjitha shqisat e nevojshme për të krijuar sipërmarrjen tënde. Ky është arsimi i të nesërmes për shumicën. Për atë pjesë që dëshiron botën akademike do kërkojë gjëra të tjera. Ky arsim të jep punë më shpjet dhe të mirëpaguar sot”, tha Rama.
Në shkollën profesionale “Beqir Çela”, vit numri i të regjistruarve këtë vit ka arritur në 1 mijë e 200 nxënës në total, 20% më shumë se një vit më parë. Kjo shkollë është e akredituar në pesë drejtime të ndryshme; Shërbime Mjetesh Transporti, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Elektroteknikë, Termohidraulikë, Mekanikë, 2 drejtime mësimore pas të mesme, dhe po zgjerohet me konviktet e reja të akomodimit me një kapacitet për afro 200 nxënës, duke plotësuar kështu kuadrin e një Kampusi Arsimor me hapësira studimi, akomodimi e terrene sportive.
/rtsh.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...