Trajneri i Tottenham-it, Ange Postecoglou, ka thënë se gjithmonë fiton “gjëra në vitin e dytë” pas humbjes 1-0 në derbin e Arsenalit.
Gabriel shënoi golin e vetëm në stadiumin Tottenham Hotspur me një goditje me kokë nga këndi për t’i dërguar Arsenalin në vendin e dytë.
Tottenham-i ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet në Premier League këtë sezon.
Ish-trajneri i Celtic, Postecoglou është në sezonin e tij të dytë në klub, pasi i ka çuar ata në vendin e pestë në sezonin 2023-2024.
Pas humbjes zhgënjyese, australiani u pyet për një intervistë, ku tha “zakonisht në sezonin tim të dytë fitoj gjëra”.
Ai tha për Sky Sports: “Unë do të korrigjoj veten – Unë zakonisht nuk fitoj gjëra, gjithmonë fitoj gjëra në vitin tim të dytë. Asgjë nuk ka ndryshuar.
“E kam thënë tani. Nuk i them gjërat nëse nuk i besoj”, tha Postecoglou, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...
Hoxha vizitë zyrtare në Ankara, merr pjesë në panairin e sig...
Një vit nga sulmi, Manastiri i Bajnskës mbyllet nga 23 deri ...
Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje në n...