Një mesazh për Sylvinhon, Uzuni s’lihet rezervë

11:59 | 16 Shtator 2024
A Z

Myrto Uzuni është i lindur për të shënuar. Trajneri i Granadës vendosi të niste dje ndeshjen ndaj Elchs me Uzunin në bankë, por me siguri se është penduar.

Me t’u futur në lojë në pesën e dytë, Uzuni barazoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 55-të.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.

Goli i Uzunit le të jetë një mesazh edhe për Sylvinhon, selektorin që i jep minutazhë tejet të vogël bomberit të futbollit spanjoll./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme