Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.
Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.
Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.
Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë.
Policia u kërkoi qytetarëve që ta shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit, shkruan REL.
Lajmi do të përditësohet..
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...