Google ADS

Ushtarët e FSK-së përfundojnë me sukses ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”

10:17 | 16 Shtator 2024
E.K

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses ushtrimin fushor ’’Arrow Delta 01’

Ushtrimi kishte si qëllim testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe vlerësimin e aftësive të liderëve kyç.

Forca e Sigurisë së Kosovës bën të ditur se po vazhdon të ngritë kapacitetet e saj operacionale, duke u bazuar në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve partnere që ndihmojnë FSK-në me ekspertizën e tyre./Arbresh.info

Të ngjashme