Google ADS

Rabiot ka vendosur për klubin e tij të ardhshëm

23:21 | 15 Shtator 2024
D.H

Mesfushori francez, Adrien Rabiot raportohet se ka vendosur për klubin e tij të ardhshëm.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, Rabiot ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës është në Francë.

Ai është në bisedime të avancuara për t’u bërë pjesë e Marseille, të cilët janë të udhëhequr nga ish-trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi.

Tek Marseille po shpresojnë se marrëveshja për transferimin e 29-vjeçarit mund të kompletohet gjatë 48 orëve të ardhshme.

Rabiot ka qenë një lojtar i lirë që prej se u largua nga Juventusi pasi i skadoi kontrata më 30 qershor./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme