Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë në mbledhjë e IV e Këshillit, organit më të lartë të strukturës së GVV-së ku janë diskutuar për më shumë politika që mbështesin gratë e vajzat.
Në fjalën e tij, Kurti tha se nuk ka pasur asnjëherë më shumë mbështetje nga populli sesa tani, dhe sipas tij rezultati i shkurtit 2021, duhet të përsëritet, e të tejkalohet, shkruan Arbresh.info.
“Për herë të parë në Kosovën e pavarur kemi një qeveri që po e çon mandatin deri në fund. Kjo është qeverisja jonë, qeverisja e VETËVENDOSJE!-s. Jemi votuar aq masivisht në shkurtin 2021, sa nuk ka arritur askush asnjëherë më parë një rezultat aq të thellë e të lartë, sa me të drejtë e kemi quajtur asokohe: referendum!”, u shpreh ai.
“Tani për të dalë te zgjedhjet që kemi përpara: nuk kemi pasur asnjëherë më shumë kohë për t’u përgatitur për zgjedhje se sa tani. Nuk kemi pasur asnjëherë më shumë mbështetje nga populli sesa tani. Andaj edhe rezultati i shkurtit 2021, duhet të përsëritet, e të tejkalohet”, shtoi Kurti.
Ai tha se kur jen puna te Parlamenti e Qeveria, lirisht mund të krenohemi me përparimin që Kosova ka pasur.
“Më 9 shkurt do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Kur vjen puna te Parlamenti e Qeveria, lirisht mund të krenohemi me përparimin që Kosova ka pasur. Kosova ka presidente grua, dy zëvendëskryeministre gra, pesë ministre gra dhe 40% të deputetëve të Grupit Parlamentar të LVV janë gra, e që u zgjodhën pa kuotë, secila prej tyre!”, tha mes të tjerash kryeminstri./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...