Google ADS

Osmani uron presidentin e El Salvadorit për ditën e pavarësisë

22:00 | 15 Shtator 2024
E.G

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele në Ditën e Pavarësisë.

Osmani me anë të një postimi në “X” i uroi homologut të saj paqe, , prosperitet dhe përparim të vazhdueshëm, shkruan Arbresh.info.

“Urime Presidentit dhe populli i El Salvadorit në Ditën e Pavarësisë! Lidhja midis popujve dhe vendeve tona liridashëse është e fortë dhe ne e nderojmë këtë partneritet të qëndrueshëm sot. Duke ju uruar paqe, prosperitet dhe përparim të vazhdueshëm ndërsa ndërtoni një të ardhme më të ndritshme. ¡Felicidades”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme