Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka pezulluar operacionin për gjetjen e turistit të zhdukur më 5 shtator 2024.
Kështu bëri të ditur ShKShMK me anë të një njoftimi në Facebook.
Në njoftim thuhet se pezullimi i operacionit erdhi pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë për turistin e zhdukur.
Bëhet e ditur se operacioni është zhvilluar në katër drejtime, një nga ajri me helikopter dhe tri të tjera nga toka.
“Me datën 12.09.2024 ShKShMK, pas thirrjes nga autoritet Shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit të zhdukur me datën 05.09.2024. Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit , Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë . Operacioni është zhvilluar në 4 drejtime operacionale,1 nga ajri me helikopter dhe 3 të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit. Gjithashtu jemi koordinuar edhe me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi, të cilët kanë zhvilluar operacionin në pjesën e Malit të Zi. Fatkeqësisht gjatë kërkimit nuk është hasur në asnjë gjurmë. Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...