Google ADS

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nesër hyjnë në grevë

18:19 | 15 Shtator 2024
E.G

Nga nesër (e hënë) punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë në shenjë proteste për shkak të pagave të ulëta.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur në një njoftim se greva do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, shkruan Arbresh.info

Ndryshe, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë protestuar edhe në muajin korrik para këtij institucioni me kërkesë rritjen e pagave për punën e tyre./Arbresh.info/

Azemi: Nga 16 shtatori punëtorët teknik të Kuvendit nisin grevën, s’punojnë pa 550 euro pagë

Të ngjashme