Problem serioz për Google Search në Android

16:51 | 15 Shtator 2024
E.G

Mediat botërore raportojnë se vonë të shtunën në mbrëmje dhe herët në mëngjesin e së dielës, u shfaqën probleme që shkaktuan rënien nga funksioni i aplikacionit Google.

Problemi shfaqet për disa përdorues në platformën Android, sapo hapet aplikacioni, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, Google nuk ka komentuar për këtë problem.

Kutia e kërkimit e Chrome ende funksionon, ndërsa përdoruesit në Reddit këshillohen të çinstalojnë të gjitha përditësimet e aplikacionit Google për të zgjidhur përkohësisht problemin. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme