Google ADS

Pesë të lënduar si pasojë e aksidentit në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

15:37 | 15 Shtator 2024
K.B

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Mitrovicë -Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë -Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, tha ajo.

Ahmeti tha se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

 

Të ngjashme