Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të enjte, me 19 shtator, liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune ku do diskutohen pagesat e para nga Plan i Rritjes rajonin.
Bëhet fjalë për pakon më të madhe financiare që BE ka ndarë ndonjëherë për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pakoja në shumë prej 6 miliard eurosh, ka për qëllim dyfishimin e ekonomive të vendeve të rajonit Brenda një dekade.
Këstet e para duhet të paguhen gjatë vjeshtës ndërsa shtete kishin për obligim të dorëzojnë në Bruksel agjendën e reformave si parakusht për marrjen e mjeteve financiare. Pikërisht përmbajtja e këtyre agjendave do jetë temë boshte e diskutimeve që Von der Leyen do i zhvillojë me liderët e rajonit.
Kosova në këtë rrafsh ishte e shteti i parë që ia ka dorëzuar dokumentin Komisionit Evropian.
Vetëm Bosnja e Hercegovina nuk e ka dorëzuar agjendën dhe në këtë mënyrë e ka përjashtuar veten nga pranimi i pjesës së parë të mjeteve financiare.
Përpos reformave të domosdoshme që janë të përbashkëta për të gjitha 6 vendete Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Serbia kanë edhe një kusht shtesë për të përfituar nga pakoja financiare, e që ka të bëjë me qasjen konstruktive të palëve në procesin e dialogut.
Sipas kalendarit të përcaktuar, kjo drekë punë duhej të zhvillohet pas një raundi i ri të dialogut mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh.
Ky takim ishte planifikuar të mbahet me 17 shtator, dy ditë para ardhjes së liderëve.
Besnik Bislimi nga Prishtina si dhe Petar Petkoviq nga Beogradi kanë konfirmuar ardhjen në Bruksel për të martën.
Mirëpo mbajtja e takimit të përbashkët të kryenegocitorëve mbetet e pasigurt meqë palët nuk u pajtuan për agjendën e diskutimeve./rtk
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...