Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Siç bën të ditur policia rasti ka ndodhur në Krushë të vogël, në Prizren, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit.
“Krushë e vogël, Prizren 14.09.2024-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit Zoraki me një karikator dhe pesë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia./Arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...