Lija e majmunit apo mpox do të luftohet me vaksinë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë autorizimin e saj të parë për përdorimin tek të rriturit në Afrikë, si një hap të rëndësishëm nuk luftën kundër kësaj sëmundje.
Vaksina që do të përdoret është miratuar nga kompania bavareze “Nordic AS” dhe UNICEF apo donatarë të ndryshëm mund ta blejnë atë.
“Autorizim i një vaksine kundër mpox është një hap i rëndësishëm në luftn kundër sëmundjes, si në kontekstin e shpërthimeve aktuale në Afrikë, ashtu edhe në të ardhmen”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, i cili gjithashtu tha se po punohej për krijimin e mekanizmave të nevojshëm që do të mundësojnë shpërndarjen e vaksinave.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rekomandohet vetëm një dozë e vetme e kësaj vaksine për pacientët, ndërsa më pas do të mblidhen edhe të dhëna për efektivitetin e saj.
Në të gjithë botën përllogariten më shumë se 103 mijë raste që kur sëmundja shpërtheu në vitin 2022. Deri më tani, kryesisht në Afrikë kanë humbur jetën 723 persona./tch
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...