Google ADS

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

09:23 | 15 Shtator 2024
K.B

15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

Kjo ditë në vende të ndryshme të botës shënohet me aktivitete të shumta.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në kuadër të kësaj dite, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për qytetarët./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme