Të shtëna me armë zjarri në Gjonaj të Prizrenit, arrestohet një person

18:25 | 14 Shtator 2024
R J

Një person është arrestuar në fshatin Gjonaj të Prizrenit për të shtëna me armë zjarri.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datën 13.09.2024 Stacioni Policor ne Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit, ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin me inicialet S.L. (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar)”, tha Bytyqi.

Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit BLOË TR 17, shtoi ai.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme