Google ADS

Zemaj: Interesat për abuzim me çmimet e barnave janë shfaqur qartazi

13:24 | 14 Shtator 2024
K.B

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë për lidhje me interesa financiare të individëve dhe grupeve kriminale nga sektori farmaceutik.

Ai ka theksuar se, megjithëse Ligji u miratua me vonesë, interesat për abuzim me çmimet e barnave janë shfaqur qartazi.

“Ju kujtoj se krejt ketë proces të vendimmarrjes deri te miratimi i Ligjit e ka karakterizuar një zvarritje e jashtëzakonshme. Ndërsa kur u miratua edhe ashtu me vonesë, u shfaqen interesat për abuzim me çmimet e barnave. Anulimi erdhi pas reagimit tonë dhe të shumë akterëve tjerë mbi këto arsye se u pa qartë se MSh dhe Qeveria ishin pjesë e interesave financiare të individëve dhe grupeve kriminale nga sektori farmaceutik”, shprehet ai.

Sipas tij, Ligji për çmimin e barnave është i qartë, por paaftësia dhe keqpërdorimet e kësaj qeverie janë të pariparueshme.

“Tani më kanë kaluar shumë muaj dhe nuk kemi listë të miratuar e kjo përbën shkelje ligjore e vazhdim i abuzimit me koston e lartë që duhet të paguajnë pacientët dhe qytetarët e Kosovës. Ligji është i qartë por paaftësia dhe keqpërdorimet e kësaj qeverie janë të pariparueshme”, thotë Zemaj./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Barnatoret bëjnë “kërdi” me çmimet e barnave në Kosovë

Të ngjashme