KEDS njofton se disa lagje të Pejës kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e një kompani e papërgjegjshme që po kryente punime.
KEDS bën të ditur se ekipet kanë dal në vend të ngjarjes për të verifikuar gjendjen dhe po punohet në rikthimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e afektuar nga ky dëm.
Tutje mësohet se lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ju informojmë se shkaku i dëmtimit të kabllove elektrike nga një kompani e papërgjegjshme që po kryente punime në një lagje të Pejës, shumë konsumatorë të lagjeve Dardania 1, Dardania 2, Karagaqi 4 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Ekipet e KEDS-it kanë dalë në vend për të verifikuar gjendjen dhe po punohet në rikthimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e afektuar nga ky dëm, por me gjasë kjo do të marrë kohë.
Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
KEDS u bën thirrje të gjitha kompanive të kenë kujdes të shtuar gjatë punimeve, sepse së fundi rastet e dëmtimeve të aseteve të KEDS-it nga kompani të tilla janë shtuar./Arbresh.info/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...