Google ADS

Vdes tragjikisht 48-vjeçari në Prizren, ra nga kati i tretë i objektit ku punonte

21:55 | 13 Shtator 2024
R J

Një punëtor i ndërtimtarisë ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren, pasi i njëjti gjersa ishte duke punuar ka rënë nga kati i tretë.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se ai është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal, mirëpo si pasojë e plagëve, ka ndërruar jetë.

Viktima bëhet e ditur se është 48 vjeçar nga Prizreni, me iniciale J.k., mashkull.

“Viktima është J.K., mashkull, mosha 48 vjecar nga Prizreni. Per rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes”, tha Bytyqi./Arbresh.info

Të ngjashme