Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga shtëpitë e qytetarëve në këtëk omunë dhe fshatrat përreth.
Policia ka bërë të ditur se ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe aty kanë gjetur gjëra të ndryshme që dyshohet që janë të vjedhura.
Në këtë njoftim thuhet se konkretisht në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy biçikleta, një motosharrë , një trotinet dhe 31 palë këpucë të ndryshme, përcjell Klankosova.tv.
“Nga hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës janë ndërmarr veprime hetimore dhe taktike-operative në terren dhe është identifikuar një i dyshuar për vjedhje ( D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan, KK Suharekë). Me datë 12.09.2024 Sektori i Hetimeve në bashkëpunim me patrullën në detyrë kanë arrestuar personin e dyshuar, ky person dyshohet se ka kryer së paku 5 (pesë) raste të vjedhjeve të sendeve të ndryshme nga shtëpitë e qytetarëve në Suharekë dhe fshatrat për rreth”.
“Për veç veprimeve tjera hetimore policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe aty kanë gjet sende të ndryshme që dyshohet që janë të vjedhura, konkretisht në shtëpinë e të dyshuarit janë gjet dhe me urdhër te prokurorit kujdestar si prova materiale jan sekuestruar : 2 (dy) biçikleta, 1 (një) motosharrë ,1 (një) trotinet dhe 31 (tridhjetë e një) palë këpucë të ndryshme”.
“I dyshuari është intervistuar ne prezencë të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar disa rasteve të vjedhjeve, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Ftohen për bashkëpunim qytetarët dhe stacionet tjera që të raportojnë gjërat e vjedhura nëse nuk i kanë raportuar apo të vijnë në stacion për të identifikuar pronën e tyre”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...