Osmani priti në takim ambasadorin francez, diskutuan për sigurinë në vend

15:25 | 13 Shtator 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guérot.

Presidenca njofton se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, njofton presidenca./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme