Humanisti Halil Kastrati ka lutur qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve, pasiqë disa persona të panjohur po thërrasin për ndihmë në emër të tij.
Kastrati ka thënë që nëse dikush ju telefonon në emër të shoqatës sonë apo në emrin tim, dhe ju kërkon të dërgoni para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim, kini kujdes – është një mashtrim, shkruan Arbresh.info
Humanisti ka thënë se në rast se merrni një telefonatë të tillë, ta denonconi në polici.
Njoftimi i tij i plotë:
Përsëri janë aktivizuar persona mashtrues.
Ju lutemi, mos bini pre e këtyre mashtrimeve, sidomos ju familjarë që po përballeni me sëmundje të të dashurve tuaj dhe jeni në kërkim të ndihmës.
Nëse dikush ju telefonon në emër të shoqatës sonë apo në emrin tim, dhe ju kërkon të dërgoni para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim, kini kujdes – është një mashtrim.
Në rast se merrni një telefonatë të tillë, ju lutemi denonconi këta keqbërës në polici.
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...