Komuna e Podujevës njofton se Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbaj ushtrim në territorin e kësaj komune.
Ky aktivitet i FSK-së do të zhvillohet nga data 16.09.2024 deri më 19.09.2024, kurse zona e realizimit të këtij trajnimi do të jetë Komuna e Podujevës, saktësisht pjesa malore e Mitrovicës-Shala e Bajgorës që lidhët me Podujevën deri në fshatin Koliq, shkruan Arbresh.info
Në njoftimin e kësaj komune thuhet se gjatë ushtrimit do të ketë lëvizje të shtuar të personelit dhe automjeteve ushtarake në këtë zonë gjatë ditës dhe natës.
Njoftimi i plotë:
Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë ushtrim në territorin e Podujevës
Njoftojmë qytetarët e Podujevës se Regjimenti i Tretë – Kazerma “Minatori” në Mitrovicë sipas planit vjetor të punës do të mbajë disa ushtrime – trajnime.
Ky aktivitet i FSK-së do të zhvillohet nga data 16.09.2024 deri më 19.09.2024, kurse zona e realizimit të këtij trajnimi do të jetë Komuna e Podujevës, saktësisht pjesa malore e Mitrovicës-Shala e Bajgorës që lidhët me Podujevën deri në fshatin Koliq.
Gjatë ushtrimit do të ketë lëvizje të shtuar të personelit dhe automjeteve ushtarake në këtë zonë gjatë ditës dhe natës./Arbresh.info/
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë